
PRISHTINË - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme pas tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, njoftoi të premten aleanca ushtarake.
Një pritë e disa njerëzve të armatosur në veriun e tensionuar të Kosovës, afër kufirit me Serbinë, vrau një oficer policie, duke shkaktuar një nga përshkallëzet më të mëdha në Kosovë, shtet i dominuar nga shqiptarët etnikë.
Stoltenberg do të shkojë në Prishtinë të hënën për bisedime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, përpara se të vizitojë paqeruajtësit nga aleanca ushtarake perëndimore të vendosur në Kosovë.
Të nesërmen ai do të jetë në Beograd për një takim me presidentin serb, saktësoi NATO.
Armiqësia mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga lufta midis forcave serbe dhe kryengritësve shqiptarë etnikë në fund të viteve 1990, që shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s, organizatë e cila bombardoi Beogradin.
Kosova, e cila numëron 120000 serbë në mesin e 1.8 milionë banorëve të saj, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gjë që Beogradi nuk e ka njohur. Veriu i Kosovës është dominuar nga tensionet në kohët e fundit.
Gjatë udhëtimit të tij në Ballkan, Stoltenberg do të vizitojë gjithashtu Bosnjën të dielën dhe anëtaren e NATO-s Maqedoninë e Veriut të martën./Zëri.ai/