Bota

Tentoi të grabisë shtëpinë e një të moshuari dhe dhunoi karabinierin, pranga 37-vjeçarit shqiptar në Itali

Ngjarja ndodhi në tetor 2025 në Arzago d’Adda, në Bergamo, ku 37-vjeçari, bashkë me një tjetër person, u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hapnin derën e banesës së të moshuarit.

I.F
Tentoi të grabisë shtëpinë e një të moshuari dhe
Foto ilustruese

MILANO- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të grabiste shtëpinë e një 85-vjeçari dhe rrahu brutalisht një karabinier gjatë arratisjes. Pas 5 muajsh kërkime ai është arrestuar nga autoritetet vendase.

Ngjarja ndodhi në tetor 2025 në Arzago d’Adda, në Bergamo, ku 37-vjeçari, bashkë me një tjetër person, u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hapnin derën e banesës së të moshuarit.

Pasi mbërritën, oficerët e policisë, situata degjeneroi në përplasje të dhunshme. Dy të dyshuarit përdorën sprej irritues dhe mjete të forta për të goditur efektivët. Njëri prej karabinierëve përfundoi në spital me nofull të thyer, traumë në kokë dhe dëmtime që kërkuan 30 ditë mjekim.

Në vendngjarje u arrestua bashkëpunëtori i tij, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Pas disa muajsh hetime dhe analizimi të kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikojë dhe lokalizojë të dyshuarin, i cili u arrestua në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën bizhuteri ari dhe një armë elektrike që mbahej në mënyrë të paligjshme. 37-vjeçari, i cili ishte edhe më herët me precedentë dhe nën një masë alternative, u dërgua në burgun e San Vittore, ndërsa ndaj tij janë shtuar edhe akuza të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB