
BRUKSEL- Julian Assange do të dëshmojë para Këshillit të Evropës më 1 tetor, duke shënjuar kështu një moment kyç në luftën e tij të vazhdueshme për drejtësi. Themeluesi i WikiLeaks do të flasë para Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Pallatin e Evropës, ku seanca do të zhvillohet nga ora 8:30 deri në 10:00.
Kjo seancë dëgjimore vjen pas një raporti të fundit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), e cila konfirmoi se Assange është një i burgosur politik. Raporti shqyrton paraburgimin e tij dhe se si ndikon në të drejtat e njeriut, veçanërisht në lirinë e shtypit. Nga ana tjetër, Assange i kërkon qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të kryejë një rishikim të pavarur të vendit për të zbuluar nëse Assange është trajtuar në mënyrë çnjerëzore.
NJOFTIMI:
PRESS RELEASE:
— WikiLeaks (@wikileaks) September 24, 2024
Julian Assange to Address Council of Europe Following Confirmation of his Status as a Political Prisoner
On October 1, Julian Assange will arrive in Strasbourg to give evidence before the Committee on Legal Affairs and Human Rights of the Parliamentary Assembly…
Thórhildur Sunna Ævarsdóttir, autori i raportit dhe kryetar i një nën-komiteti të PACE, thekson se situata e Assange është një shembull se si qeveritë shtypin median e lirë dhe sesi përdorin mjete ligjore, por edhe të paligjshme për të heshtur zërat që denoncojnë.
Assange u lirua nga burgu në qershor 2024 dhe do të marrë pjesë personalisht në seancë për të treguar vlerësimin për mbështetjen që ka marrë nga PACE gjatë viteve. Gjatë seancës dëgjimore, Assange pritet të ndajë eksperiencën e tij në paraburgim./ZËRI