Bota

Tifozët e Crvena Zvezdës dhe Partizanit ofendojnë shqiptarët në stadium...

Tifozët e Zvezdës lëshuan parulla si "jugosllavë" dhe "ustashë", për tu pasuar me epitete si "shqiptarë" dhe "sanduiçë", një thumb ndaj lidhjeve të Zvezdës me pushtetin e presidentit Vuçiç.

M.M
Tifozët e Crvena Zvezdës dhe Partizanit ofendojnë shqiptarët
Tifozët

SERBI- Padyshim që përballja mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, dy skuadrave më të mëdha të Beogradit, është një nga takimet më "të nxehta" në Serbi. Ky derbi është gjithashtu një arenë e urrejtjes së përjetshme midis tifozëve. Në përballjen e fundit, zhvilluar në stadiumin e Partizanit, tensionet mes tifozëve u përshkallëzuan në sharje dhe ofendime të ndërsjella me karakter etnik dhe politik. Tifozët e Zvezdës lëshuan parulla si "jugosllavë" dhe "ustashë", për tu pasuar me epitete si "shqiptarë" dhe "sanduiçë".

Kulmi i incidentit u arrit kur një tifoz i Partizanit arriti të hyjë në fushë, duke vrapuar drejt tribunës së Veriut ku ishin pozicionuar ultrasit e Zvezdës. Ai u ndalua nga forcat e sigurisë vetëm pasi kishte kaluar të gjithë fushën. Sa i përketë rezultatit të ndeshjes, Crvena Zvezda mori një fitore 4-0, një rezultat që konsolidon pozitat e saj në garën për të mbrojtur titullin kampion./ ZËRI

Poll

MOS HUMB