Bota

“Jam Anna Hathaway”, dy të rinjtë grabisin 240 milionë dollarë nga një burrë, i shpenzojnë me makina të shtrenjta dhe apartamente luksoze

Dy të arrestuarit mashtruan një burrë nga Uashington duke u shtirur sikur janë aktorja e famshme Anne Hathaway.

I.F

 

“Jam Anna Hathaway”, dy të rinjtë grabisin 240
Malone Lam

UASHINGTON- Dy të rinj janë arrestuar nga FBI pasi akuzohen se kanë vjedhur më shumë se 4 mijë kriptovaluta që konvertohen në më shumë se 240 milionë dollarë.

Dy të rinjtë janë identifikuar si 20-vjeçari Malone Lam dhe 21-vjeçari Jeandiel Serrano nga Los Angeles. Dy të arrestuarit mashtruan një burrë nga Uashington duke u shtirur sikur janë aktorja e famshme Anne Hathaway. Lam dhe Serrano akuzohen se kanë bashkëpunuar me disa persona të tjerë të paidentifikuar për të vjedhur kriptomonedhat dhe më pas për të pastruar përfitimet e tyre të paligjshme përmes blerjeve të shtrenjta. Më 19 gusht dy të akuzuarit telefonuan dikë sikur janë shërbimi “Mbështetja e Google” dhe se ai ishte mashtruar nga një person sikur ishte Anne Hathaway dhe duhej të ndante me ta të dhënat e telefonit në mënyrë që të rrisnin sigurinë. Menjëherë pasi siguruan të dhënat e tij, ata hyrën në portofolin e kriptovalutave dhe grabitën 4100 Bitcoins.

Dy të rinjtë shpenzuan miliona dollarë në udhëtime ndërkombëtare, makina të shtrenjta, apartamente lukzoze dhe rrobe nga marka të njohura. Në një video të postuar nga FBI shihet momenti kur autoritetet bastisin shtëpitë e dy të rinjve dhe sekuestrojnë sende me vlerë dhe makinat e shtrenjta.

Kjo nuk është skemë e panjohur për FBI-në, pasi disa ditë më parë 5 të rinj u arrestuan pasi u shtirën si Brad Pitt dhe arritën të merrnin 325 mijë dollarë nga dy gra. Ata u premtuan grave lidhje romantike me Brad Pitt dhe gratë iu dërguan mijëra dollarë. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB