Bota

VIDEO- Tritol makinës në Leposaviç, Svelça ndan pamjet: Serbia kthehet te aktet e terrorizmit

Svelça thekson se zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi.

f.t
VIDEO- Tritol makinës në Leposaviç, Svelça ndan pamjet:
MJETI KU U VENDOS EKSPLOZIVI

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga makina në Leposaviç të cilës i ishte vendosur një mjet i pashpërthyer. Svelça ka akuzuar Serbinë për aktin. Sipas tij kur Serbia humbet betejat politike kthehet te terrorizmi dhe thekson se zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi.

Reagimi i plotë:

Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses. Zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi. Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha. Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit.

Poll

MOS HUMB