SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të rifillojnë brenda pak ditësh.
Në një intervistë për Fox Business, Trump u shpreh optimist për zhvillimet e fundit. “Mendoj se është afër fundit,” tha ai, duke iu referuar luftës me Iranin.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance theksoi se administrata Trump synon një “marrëveshje të madhe” me Iranin, por pranoi se mosbesimi i thellë mes dy vendeve, i ndërtuar gjatë dekadave, mbetet një pengesë serioze. Sipas tij, megjithatë, ka shenja se pala iraniane është e gatshme për një marrëveshje.
Deklaratat vijnë pas dështimit të raundit të fundit të bisedimeve në Pakistan, ku Uashingtoni dhe Teherani nuk arritën dakordësi për çështje kyçe, përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor të Iranit.