
SHBA- Ka vijuar gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.
Në seancën e sotme është marrë në pyetje ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels. Gjatë dëshmisë në seancën gjyqësore, Prokurorja Susan Hoffinger pyeti Daniels për turneun e golfit të famshëm në vitin 2006, në Tahoe, ku ajo u takua me Trump, pasi ka një foto të të dyve në këtë event. Daniels ka treguar se ajo shkoi për të ndihmuar në promovimin e turneut dhe u takua me Trump në fushën e golfit.
“Ai ishte po aq i vjetër ose më i vjetër se babai im. Ishte një takim shumë i shkurtër”, thotë ajo për takimin e parë me të, shkruan CNN.
Ajo thotë se pas turneut të golfit është takuar sërish me Trump në një suitë, ndërsa shton se nga të gjitha gratë e filmave për të rritur që morën pjesë në këtë turne, ish-presidenti kishte kujtuar vetëm atë. Sipas saj, ka qenë truproja e Trump i cili i është afruar dhe i ka dhënë ftesën për të ngrën një darkë më ish-presidentin, por sipas saj ajo fillimisht ka refuzuar. Daniels thotë se pasi ajo refuzoi ftesën e Trump për darkë, truproja e tij Keith Schiller mori numrin e saj të celularit dhe më pas i dërgoi mesazh. Ajo tha se kishte një darkë tjetër, por publicisti i saj e inkurajoi të shkonte në darkë me Trump, dhe më pas shkoi. Më tej ajo përshkruan atë që ndodhi më pas në dhomën e hotelit.
"I kisha hequr rrobat dhe këpucët. Hoqa sytjena. Ne ishim në pozicion misionar. Nuk më kërcënoi qëllimi ishte shumë i qartë. Ndjeva që gjaku po më largohej nga duart dhe këmbët pothuajse sikur ngrihesh shumë shpejt. Mendova, o Zot, çfarë lexova gabim për të arritur këtu?"-tregoi ajo.
Daniels raportohet se u pagua nga Donald Trump 130,000 dollarë për ta bërë atë të heshte dhe të mos dilte në publik përpara zgjedhjeve të 2016-ës, për të folur për lidhjen e saj të dyshuar me Trump./ZËRI