Bota

Trump kërkon marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk është dhuratë e SHBA-ve

Ai tha se Kanali i Panamasë nuk është një koncension apo dhuratë e SHBA-ve.

I.F
Trump kërkon marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë,
Jose Raul Mulino

PANAMA- Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino iu është kundërpërgjigjur kërcënimeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka thënë se do të marrë kontrollin e Kanalit, rrugës kryesore tregtare. Ai tha se Kanali i Panamasë nuk është një koncension apo dhuratë e SHBA-ve.

“Kanali i Panamasë nuk ishte një koncesion apo një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara”, tha Mulino në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër.

Në fjalimin e tij inaugurues, Trump tha se Panamaja kishte “thyer” premtimin se do të qëndronte neutral, duke pretenduar se Kina po operon në Kanalin e Panamasë. Trump tha gjithashtu se anijet amerikane nuk trajtohen në mënyrë të drejtë.

Kanali është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare për SHBA-në. Rreth 5% e tregtisë globale detare kalon përmes Kanalit të Panamasë prej 51 miljesh (82 km). Mulino thotë se pretendimet e Trump për kanalin janë false, duke shtuar se ai i përket popullit të Panamasë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB