Bota

Trump nuk ju shpëton 'telasheve', pas atentatit kërcënohet me vdekje, një i arrestuar

Michael Wiseman u arrestua dje nën akuzën e kërcënimeve me shkrim për të vrarë, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Jupiterit SHBA.

f.t
Trump nuk ju shpëton 'telasheve', pas atentatit
Donald Trump

SHBA- Pak ditë nga atentati me armë zjarri, ish-presidenti Donald Trump është kërcënuar me vrasje. Një burrë është akuzuar për kërcënime të dyshuara në rrjetet sociale kundër Donald Trump dhe kandidatit të tij, JD Vance, raportojnë mediat e huaja. Michael Wiseman u arrestua dje nën akuzën e kërcënimeve me shkrim për të vrarë, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Jupiterit SHBA.

“Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për president dhe zëvendëspresident. Kërcënime u bënë edhe në lidhje me lëndime trupore ndaj anëtarëve të familjeve Trump dhe Vance”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ish-presidenti, i cili shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, u godit nga një plumb në veshin e djathtë. I vdekur mbeti një mbështetës nga audienca, Corey Comeperatore, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Për vdekje u qëllua edhe autori i armatosur, 20 vjeçari Thomas Crooks./ZËRI

Poll

MOS HUMB