Bota

U dogj me benzinë nga i dashuri, ndërron jetë atletja olimpike

Cheptegei ishte në gjendje të rëndë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Kenia.

I.F
U dogj me benzinë nga i dashuri, ndërron jetë atletja olimpike
Rebecca Cheptegei

UGANDA- Sportistja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, e cila u dogj nga i dashuri i saj, iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Vrapuesja, e cila përfundoi e 44-ta në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit, pësoi djegie në 80% të trupit të saj kur i dashuri i saj e leu me benzinë ​​dhe e dogji të dielën e kaluar.

Cheptegei ishte në gjendje të rëndë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Kenia.

Sipas mediave vendas, sulmi ka ndodhur pas një sherri që 33-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj dhe më pas janë dëgjuar të briturat e saj.

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije, sipas Sky News, se çifti po grindej për shtëpinë që sportistja kishte blerë në zonën Trans Nzoia për të qenë pranë qendrave sportive që ndodheshin në zonë. Po ashtu edhe i dashuri i saj, Dixion Diema, mbeti gjithashtu i plagosur dhe tashmë është i shtruar në spital. /ZËRI

Poll

MOS HUMB