Bota

U dorëzuan, ushtarët ukrainas vriten nga rusët

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, disa ushtarë rusë shihet teksa vrasin 2 ushtarë ukrainas. Autoritetet në Kiev shprehen se Rusia po kryen krime lufte.

D.XH

U dorëzuan, ushtarët ukrainas vriten nga rusët

UKRAINË – Një video që po qarkullon në rrjetet sociale është më tepër se shokuese. Në këtë video duken disa ushtarë rusë, të cilët presin ushtarët ukrainas, që këta të fundit të dalin nga një gropë ku ishin futur.

Autoritetet ushtarake të Ukrainës, duke komentuar pamjet, kanë deklaruar se ato janë të tmerrshme. Sipas tyre, Rusia po bën krime lufte. “Shikoni mirë pamjet. Ushtarët në të majtë rusë vrasin dy ushtarët ukrainas, që dalin nga gropa. Është e qartë se ushtarët e Ukrainës kanë mbetur pa municion dhe në këto kushte kanë pranuar të dorëzohen. Personat që dorëzohen, nuk mund të vriten në luftë. Ndërsa, Rusia e bëri. Ky është një krim lufte”, kanë thënë nga komandoja ukrainase.

Autoritetet në Kiev pretendojnë se Rusia shkel përditë rregullat e luftës në fushë-betejë dhe se video tregon një nga rastet. “Është e patuprshme kjo që bën ushtria ruse. Ne këtë video do ia çojmë institucioneve ndërkombëtare, që të hetojnë Rusinë për krime lufte”, tha ushtria e Ukrainës. Mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur të zbulojnë nëse pamjet janë të vërteta./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB