Bota

Ukraina sulmon me dron Rusinë, shkatërrohet tubacioni i naftës në Primorsk

Sipas autoriteteve ruse, një tubacion nafte pranë portit rus të Primorskut në Detin Baltik, në kufirin me Finlandën është dëmtuar pasi është sulmuar nga dronë ukrainas.

I.F
Ukraina sulmon me dron Rusinë, shkatërrohet tubacioni i naftës
Primorsk

RUSI- Tubacioni i naftës është dëmtuar në Primorsk të Rusisë pas sulmit me dron ukrainas. Sipas autoriteteve ruse, një tubacion nafte pranë portit rus të Primorskut në Detin Baltik, në kufirin me Finlandën është dëmtuar pasi është sulmuar nga dronë ukrainas.

"Dronët dëmtuan një pjesë të tubacionit të naftës pranë portit të Primorskut", shkroi Guvernatori i Rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, në Telegram, duke shtuar se tubacioni është mbyllur dhe zjarri po shuhet në mënyrë të sigurt.

Autoritetet ruse thanë se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 19 dronë dhe nuk pati viktima në sulm. Porti i Primorskut ndodhet midis kufirit finlandez dhe Shën Petersburgut. Në mars, një tjetër sulm me dron ukrainas i vuri flakën një rezervuari karburanti, me Kievin që tha se kishte në shënjestër një terminal nafte.

Ukraina ka shtuar sulmet ndaj porteve ruse në Detin Baltik gjatë muajit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB