
MOSKË- Forcat ukrainase deklaruan se gjenerali rus Viktor Sokolov ka vdekur nga një sulm me raketa, por se çudia ka ndodhur. Komandanti i flotës ruse të Detit të Zi në Krime, është shfaqur publikisht në një konferencëë online, që drejtohej nga ministri i Mbrojtjes të Rusisë Sergei Shoigu.
Përpos Sokolov, në video shfaqen edhe gjeneralë të tjerë të Rusisë, që po drrejtojnë forcat ruse në terren, në zona të ndryshme në Ukrainë ose rreth territorit ukrainas, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ukraina ka pretenduar ditën e hënë se Sokolov, së bashku me 33 oficerë të tjerë ka vdekur nga një sulm me raketa në selinë e Flotës Ruse pranë Detit të Zi, në Portin e Sevastopolit. Në deklaratë thuhet se 105 persona të tjerë në këtë sulm janë plagosur.
Megjithatë ka dyshime se video-konferenca është bërë më herët sesa të zhvilloheej sulmi ukrainas. Rusia ka pësuar sulme të shumta kohët e fundit, në një port me rëndësi strategjike siç ështe Sevastopoli./Zëri.ai/