
RUSI-Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym, ndërsa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë. Zyrtarët rusë janë cituar të kenë thënë se operacioni pranë qytetit të Glushkovo ka prerë një pjesë të rrethit lokal, raporton BBC.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se trupat ukrainase po forconin pozicionet e tyre në Kursk dhe i quajti territoret e pushtuara një fond shkëmbimi, duke lënë të kuptohet se ato mund të shkëmbeheshin me rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska. Operacioni i befasishëm ndërkufitar i Ukrainës ka rezultuar në më shumë se 120,000 njerëz që janë evakuuar. Por mes pretendimeve ukrainase për përfitime territoriale, Kievi ka pohuar vazhdimisht se nuk dëshiron të pushtojë Rusinë./ZËRI