Bota

Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot: S'ishte e lehtë, rusët i vrasin!

Të dy mbanin fasha, njëri në nofull dhe tjetri në shpatull.

k.m.
Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Ushtria ukrainase kapi dy ushtarë të Koresë së Veriut që luftonin përkrah trupave ruse në rajonin e Kurskut. Lajmin e dha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

"Ushtarët tanë kapën ushtarët e Koresë së Veriut në Kursk. Ata janë dy ushtarë të cilët, megjithëse të plagosur, mbijetuan, u dërguan në Kiev. Atje ku edhe po komunikojnë me shërbimet e sigurisë ukrainase,"- tha Zelenskyy në një postim në rrjetin Telegram.

E po ashtu, ndau edhe foto të dy ushtarëve që ndodhen në një dhomë me hekura në dritare. Të dy mbanin fasha, njëri në nofull dhe tjetri në shpatull. Gjithashtu, Zelenskyy tha se kapja e ushtarëve nuk ishte e lehtë. Ai pretendoi se forcat ruse dhe koreano-veriore që luftonin në Kursk u përpoqën të mbulonin praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut duke i vrarë ata që ishin të plagosur në fushën e betejës. Kjo për të shmangur kapjen dhe marrjen në pyetje të tyre nga Kievi.

FOTOT E USHTARËVE:

Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:Ukrainasit kapin ushtarët nga Korea e Veriut/ Zelenskyy nxjerr fotot:

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi sot se një ushtar nuk kishte fare dokumente, ndërsa tjetri mbante një kartë ushtarake ruse në emër të një burri nga Tuva, një rajon rus në kufi me Mongolinë.

“Të burgosurit nuk flasin as ukrainisht, anglisht apo rusisht, kështu që komunikimi me ta bëhet përmes përkthyesve koreanë që bashkëpunojnë me shërbimet inteligjente të Koresë së Jugut,”- thuhet në njoftim.

Agjencia njoftoi se ushtarëve iu ofrua kujdes mjekësor në përputhje me Konventat e Gjenevës.

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas tha muajin e kaluar se disa qindra ushtarë të Koresë së Veriut kishin nisur të luftonin përkrah forcave ruse në Kursk. Disa javë më pas Ukraina njoftoi se Pheniani kishte dërguar midis 10,000 dhe 12,000 trupa në Rusi për ta ndihmuar vendin në luftën e saj pushtuese kundër Ukrainës./ZËRI

Poll

MOS HUMB