RUSI-Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, publikoi një video të shtunën ku shihet duke ngarë një Tesla (TSLA.O) Cybertruck me atë që dukej si një mitraloz i montuar në majë, duke thënë se do ta dërgonte në zonën e konfliktit në Ukrainë.
Kadyrov, i njohur për marifetet ekstravagante të publicitetit, shkruan Reuters, dha e mori lëvdata si për automjetin ashtu edhe për shefin ekzekutiv të Tesla Motors, Elon Musk në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke e quajtur atë "gjeniun më të fortë të kohëve moderne" dhe duke e ftuar Musk në Çeçeni.
“Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme që do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, shkroi ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të përdorur nga Rusia për të përshkruar luftën në Ukrainë.
/ZËRI