Bota

VD- Parlamenti turk shndërrohet në arenë boksi, deputetët përplasen fizikisht

Shkak për konfliktin në sallën e Kuvendit është bërë arrestimi i një kryebashkiaku

E.K
VD- Parlamenti turk shndërrohet në arenë boksi, deputetët
Perplasje ne parlamentin turk

TURQI- Parlamenti i Turqisë është shndërruar në një arenë përplasjesh ditën e martë, ku disa deputetë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Shkak për për përplasjen e dhunshme, janë bërë debatet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.

Policia arrestoi të hënën kryebashkiakun Mehmet Sidik Akis, i cili u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe u zëvendësua nga guvernatori i shtetit, tha ministria e Brendshme, dy muaj pasi kryebashkiaku fitoi zgjedhjet lokale.

Lajmi shkaktoi një reagim të fortë nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke mbajtur pankarta.

Deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, duke çuar në incidente.

Poll

MOS HUMB