Bota

VD/ Shkëmbim zjarri si nëpër filma mes policisë dhe grabitësve në Kosovë

Disa grabitës kanë shkëmbyer zjarr me policinë në Ferizaj. Pamjet e të shtënave me kallash janë të frikshme.

D.XH

VD/ Shkëmbim zjarri si nëpër filma mes policisë dhe

FERIZAJ- Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 4:50 minuta në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Nuk dihet ende se kush janë personat që kanë kryer vjedhjen dhe që kanë shtënë me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se sapo policia ka shkuar në vendngjarje, grabitësit kanë qëlluar në drejtim të makinave të efektivëve.

Veseli u shpreh se makina e Policisë është dëmtur në masë të madhe, por se dy policët që ishin në mjet, fatmirësisht nuk janë dëmtuar.


Zëdhënësi i policisë tha se të dyshuarit kanë ikur me makinë, në drejtim të panjohur.

Në rrjetet sociale, janë publikuar pamjet e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve të dyshuar, që janë të frikshme e ngjajnë si nëpër filma./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB