Bota

VD- Shpërthim në hidrocentralin e Bolognias, të paktën 3 të vdekur, 6 të zhdukur

Zjarrfikësit janë detyruar që të zbresin në digë me bombula oksigjeni dhe dëshmitë e tyre janë dramatike.

k.m.
VD- Shpërthim në hidrocentralin e Bolognias, të paktën 3
Pamje nga Italia

BOLOGNA- Një shpërthim ka ndodhur pasditën e sotme në hidrocentralin e Suvianas. Sipas raportimeve të mediave italiane, 3 persona kanë humbur jetën, 3 janë plagosur dhe 6 janë zhdukur. Për të zhdukurit kanë nisur operacionet e kërkimit, por kushtet janë të vështira. Zjarrfikësit janë detyruar që të zbresin në digë me bombula oksigjeni dhe dëshmitë e tyre janë dramatike.

"Një fatkeqësi. Shpërtheu alternatori i digës...arrita në katin e 7-të, nën ujë, pas atij kati nuk mund të zbresësh më. Ka shpërthime të vazhdueshme, po më dridhen këmbët,"-thotë njëri prej tyre.

NDIQNI PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:

Hidrocentrali Bargi, në komunën Camugnano, i përket kompanisë Enel. E ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna. “Enel Green Power”, kompani e grupit Enel merret me zhvillimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Termocentrali është tërësisht nën nivelin e liqenit në një thellësi rreth 30 metra./ZËRI

Poll

MOS HUMB