Bota

E çuditshme, por e vërtetë/ Lideri çeçen i shpall luftë...muzikës!

Vals, salsa, mambo dhe tekno dhe yjet e popit si Taylor Swift dhe Beyoncé janë të ndaluara.

k.m.
E çuditshme, por e vërtetë/ Lideri çeçen i shpall
Ramzan Kadyrov

ÇEÇENI- Ka shumë gjëra të çuditshme që po ndodhin në Çeçeni, por kjo ishte më e fundit! Lideri Ramzan Kadyrov vendosi t'i shpallë luftë... muzikës. Ndalimi i muzikës do të bëhet në rastet kur ritmi i saj është ose shumë i shpejtë ose shumë i ngadaltë. Ministri i kulturës i Çeçenisë, Musa Dadayev, ka njoftuar se kompozimet muzikore me një tempo (ritëm) midis 80 dhe 116 rrahje në minutë do të kufizohen.

Kjo do të thotë se këngët e disa artistëve të njohur ndërkombëtarisht do të ndalohen domosdoshmërisht në Çeçeni. Për shembull, muzika e Taylor Sëift, Beyoncé, Ariana Grande dhe artistë të tjerë të famshëm do të ndalohet. Shumica e këngëve pop kanë një ritëm prej 100 deri në 130 rrahje. Gjithashtu, çeçenët nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë as techno, mambo, salsa dhe madje edhe vals.

Logjika pas lëvizjes së Kadyrov është se muzika duhet të jetë në përputhje me traditat e vendit të tij dhe të mos ndikohet nga Perëndimi.

"Të huazosh kulturën muzikore nga popujt e tjerë është krejtësisht e papranueshme,"- argumentoi Dadayev.

Ai theksoi gjithashtu se artistët vendas kanë afat deri më 1 qershor për të rishkruar këngët e tyre dhe për t'i përshtatur ato me rregullat e reja muzikore./ZËRI

Poll

MOS HUMB