
Aleksei Navalny
BRUKSEL- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për vdekjen në burg të shefit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.
Blinken tha se nëse vdekja e Navalnyt konfirmohet, kjo tregon dobësinë dhe kalbjen e qeverisë ruse, që drejtohet nga Vladimir Putin. “Rusia është përgjegjëse për këtë ngjarje të kobshme”, tha ai, raporton Reuters.
Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se SHBA po punonte për të konfirmuar vdekjen e kritikut të Putinit, i cili vdiq në burg, pasi u sëmur gjatë një shëtitjeje./ZËRI/
Poll