Bota

Vdiq në QKUK/ Dyshohet se 4-vjeçarja është dhunuar

Sipas mjekëve, e mitura ka pasur shenja në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna.

E.K
Vdiq në QKUK/ Dyshohet se 4-vjeçarja është dhunuar
Foto ilustruese

KOSOVË- Vajza 4-vjeçare, e cila ndërroi jetë në Qendrën Kombëtare Universitare të Kosovës, dyshohet se është dhunuar nga familjarët. E mitura u dërgua fillimisht në spitalin e Gjakovës, por më pas u transportua drejt QKUK ku dhe ndërroi jetë. Sipas mjekëve, e mitura ka pasur shenja në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna.

Ndërsa nëna e vajzës Arjana Hajra, e cila u përcoll për në banesën e fundit një ditë më parë, ajo kishte shkuar për vizitë tek i vëllai i saj dhe vajzën e kishte lënë jashtë duke luajtur. Kur ka dalë e ka gjetur të shtrirë në tokë. Ajo shprehet se vajza mund të jetë rrahur nga fëmijët e familjarëve të tjerë që ndodheshin në shtëpi atë ditë.

‘E morra çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante’, tha ajo.

Vajza është dërguar në spital me shenja mavijosje në kraharor, shpinë, krahë dhe këmbë. Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj. Shkak sipas saj, është bërë një infeksion.

‘Në gjysë nate më ka thirr doktoresha me hy në sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom qëndrua me çikë dhe erdh doktoresha po ma bën, oj zojë nuk e ka prej të rrahurit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh’, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja, kishte shenja të dhunës në trup. Fjalën e fundit pritet ta thojë ekspetiza mjeko-ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB