
BRITANI E MADHE- Hajdutët e dyqaneve dhe shitësit e drogës, duhet të depërtohen nga vendi, dhe jo të ndiqen penalisht. Është ky plani radikal i ministrit të drejtësisë në Britaninë e Madhe, për të liruar hapësirat në burgje.
Alex Chalk tha për The Telegraph se shkelësit e huaj, që kryejnë vepra penale jo shumë të rënda, nuk do të futen në burg, por si njjë formë e shlyerjes së dënimit, do të largohen nga Britania dhe do e kenë të ndaluar që të shkelin më aty.
Chris Philp, ministri i policisë, është vënë në krye të këtij operacioni, për dëbimin e shkelësve të vegjël, plan i cili synon që të reduktojë numrin e të burgosurve të huaj. Vetëm numri i të paraburgosurve të huaj, që janë në pritje të një dënimi, llogaritet që të jetë 3300 në Britaninë e Madhe.
Chalk zbuloi se ai ka hapur negociatat me Poloninë dhe Rumaninë për të dëbuar të burgosurit e rrezikshëm për të vuajtur dënimin e tyre në vendet e tyre. Ndërkohë që njuë marrëveshje e tillë është firmosur në parë dhe me Shqipërinë. Sipas mediave vendase, ministrat janë paralajmëruar se vendet në burgje janë duke përfunduar, ndërsa të premten raportohej se kishte vetëm 1 mijë vende të lira, nga 89 mijë që llogariten në total brenda sistemit.
Duke përshkruar në detaje planet e tij, Sekretari i Drejtësisë tha se dëbimi i të burgosurve të huaj në vend të ndjekjes penale të tyre ishte në interesin publik.
Marrëveshja e arritur me Shqipërinë, synon që të transferojë 200 kriminelët më të rrezikshëm shqiptar nga Britania, në Tiranë, ku ata do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre.
Shqiptarët përbëjnë 13 për qind të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht.
Skema e transferimit të të burgosurve nisi të dielën, ku një i dënuar me 17 vite burg, për trafik drohe është sjellë në Shqipëri.
Tani Sekretari i Drejtësisë po e kthen vëmendjen e tij tek Polonia, pasi shtetasit e saj renditen në vendin e dytë sa i takon kriminelëve të huaj në Britaninë e Madhëe, dhe në vendin e tretë Rumania. Sekretari britanik ka nisur tashmë bisedimet e tij me homologët në të dy këto vende.
Skema e largimit të hershëm
Zgjerimi i një “skeme të largimit të hershëm” pritet gjithashtu të ketë një ndikim të rëndësishëm në mbipopullimin.
Të burgosurit e huaj tani mund të dëbohen 18 muaj para përfundimit të dënimit, ndërkohë që më herët është zbatuar dëbimi kur ata kishin dhe 6 mmuaj nga dënimi.
Kriminelët lirohen herët nga burgu sapo deportohen, por u ndalohet të kthehen ndonjëherë në Britaninë e Madhe. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm luftojnë deportimin, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të njeriut ose se janë viktima të skllavërisë moderne.
“Disa nuk duan të largohen nga një burg britanik apo Britania, sepse do të thonë se kanë një fëmijë këtu, apo çfarëdo qoftë ai”, tha zoti Chalk.
Me urdhër të kryeministrit Rishi Sunak, janë rritur burime njerëzore që shqyrtojnë apelimet e personave që nuk duan të largohen nga Britania e Madhe./ZËRI