Bota

VIDEO/ Ndodh sërish, politikani gjerman i ekstremit të djathtë sulmohet me thikë

Sipas përfaqësuesit të partisë AfD, Emil Zetse, politikani që u sulmua është 62-vjeçari Heinrich Koch.

E.K
VIDEO/ Ndodh sërish, politikani gjerman i ekstremit të djathtë
Momenti i sulmit

Një kandidat i partisë së ekstemit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë në Mannheim, në jug të Frankfurtit. Politikani gjerman i cili kandidon në zgjedhjet lokale është shtruar në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas përfaqësuesit të partisë AfD, Emil Zetse, politikani që u sulmua është 62-vjeçari Heinrich Koch. Ky i fundit u sulmua nga gjithsej tre persona, por njëri prej tyre e goditi me thikë. Dy të tjerët u larguan, raporton gazeta gjermane Bild.

Gjithçka filloi kur kandidati i AfD, Heinrich Koch, pa në sheshin Mannheim tre burra që grisnin postera të politikanëve nga partia e tij Alternativa për Gjermaninë. Dhe kur ai u vërsul drejt tyre, njëri prej tyre e sulmoi me thikë. Policia ka arrestuar njeriun që goditi me thikë politikanin gjerman, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e tij.

Në të njëjtën zonë, të premten e kaluar, një 25-vjeçar afgan plagosi gjithsej gjashtë persona, duke përfshirë një polic, në sheshin qendror të tregut të Mannheim, në një ngjarje të organizuar nga lëvizja anti-islamike Pax Europa (BPE). Polici 29-vjeçar vdiq tre ditë pa ngjarjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB