
BRUKSEL- Ka vijuar me tensione edhe sot protesta e fermerëve në Bruksel, ku raportohen përplasje të forta me policinë. Rreth 300 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe Ruse de la Loi është bllokuar nga protestuesit, të cilët për rreth një muaji bëjnë thirrje që kërkesat e tyre të dëgjohen sërish.
Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Në vend të makinave disa rrugë kryesore janë bllokuar nga barrikadat me pleh organik dhe goma. Policia ka tentuar të ndalojë kalimin e qindra fermerëve që janë duke protestuar, por këta të fundit kanë thyer kangjellat dhe i janë afruar ndërtesës ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë. Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me makina deri në mobilizimin e situatës dhe shpërndarjen e protestuesve. Parashikohet që marshimi të zgjasë deri në orët e pasdites.
Ain’t no party like a CAP party ????????#Monday #Brussels pic.tëitter.com/unpddëRhGs
— Robert O'M (@ipcress) February 26, 2024
Στις Βρυξέλλες οι αγρότες #farmersprotest #brussels pic.twitter.com/gXnF1wkfdJ
— Eirini Zarkadoula (@ezarkadoula) February 26, 2024
Që nga 1 shkurti që u cilësua si dita e mobilizimit "historik" bujqësor në kryeqytetin belg, kur më shumë se 1300 traktorë mbushën rrugën, fermerët vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për mungesën e përgjigjeve nga autoritetet europiane. Ata kërkojnë të ardhura të barabarta, përfundimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe rritjen e buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore./ZËRI