Bota

VIDEO/ Tmerri pas sulmit të Hamasit gjatë festivalit ku u vranë 250 izraelitë

Imazhet vijnë nga kamera e një ushtari izraelit, i cili shkoi në vend dhe bashkë me kolegët po hetonin nëse kishte ndonjë të mbijetuar ose nëse terroristët e Hamasit janë ende atje.

k.m
VIDEO/ Tmerri pas sulmit të Hamasit gjatë festivalit ku u vranë
pamje nga festivali

IZRAEL- Ajo çfarë mbeti në festivalin 'SuperNova' pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor me mbi 250 të vdekur, janë publikuar së fundmi. Në pamjet e publikuara nga Ministria e Jashtme e Izraelit e gjithë sipërfaqja shihet e mbushur me trupat e vrarë.

Imazhet vijnë nga kamera e një ushtari izraelit, i cili shkoi në vend dhe bashkë me kolegët po hetonin nëse kishte ndonjë të mbijetuar ose nëse terroristët e Hamasit janë ende atje. Ushtari ecën nëpër pjesën tjetër të terrenit të festivalit, duke kërkuar për të mbijetuar pas sulmit të Hamasit në koncert.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi katër javë më parë, kur adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin “Supernova” që do të mbahej në shkretëtirën në jug të Izraelit dhe që përkonte me festivalin hebre të Sukkot. Vendi i festivalit kishte 3 skena, një zonë kampingu, bare dhe zonë ushqimore. Ai u ngrit në shkretëtirën Negev, jo shumë larg Rripit të Gazës, nga ku luftëtarët e Hamasit nisën në agim sulmin e tyre. Ata depërtuan në qytete dhe fshatra izraelite duke marrë peng dhjetëra njerëz. Zyrtarët izraelitë thanë se vetëm në vendin e festivalit u gjetën 250 trupa të pajetë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB