Bota

VIDEO/ Publikohet biseda tronditëse mes gazetares dhe ish-presidentit

Në video, gazetarja shfaqet e ulur në karrigen presidenciale, ndërsa ky është vetëm një nga tre regjistrimet që janë bërë publike.

M.M
VIDEO/ Publikohet biseda tronditëse mes gazetares dhe ish-presidentit
Tamara Pettinato

ARGJENTINË- Një video e prezantueses televizive dhe influencueses Tamara Pettinato me ish-presidentin argjentinas Alberto Fernandez ka tronditur publikun argjentinas. Fernandez, i cili përballet me akuza të rënda për lëndime të rënda, shpërdorim detyre dhe kërcënime ndaj ish-partneres së tij, Fabiola Yanez, ka ardhur sërish në qendër të polemikave.

Pamjet e publikuara nga portali Infobae tregojnë një takim të Fernandez dhe Pettinato në Casa Rosada në janar të vitit 2022. Në video, gazetarja shfaqet e ulur në karrigen presidenciale, ndërsa ky është vetëm një nga tre regjistrimet që janë bërë publike. Skandali ka ndezur debat të gjerë në vend, duke nxitur reagime të ashpra ndaj ish-kreut të shtetit.


'Tani duhet të ma thuash’.

‘Të dua shumë, të dua,’ thotë Pettinato.

 ‘A je e sigurt?’ e pyet ish-presidenti.

Prezantuesja me shaka: ‘Pak a shumë.'

'Por tani që jam president do të të vras, por më do apo nuk më do?’, dëgjohet Fernandez.

‘Të dua. Dhe prandaj do të të vras ​​tani’, përfundon Pettinato.

 

Ditët e fundit bashkëshortja e kishte akuzuar Fernandez për keqtrajtim gjatë bashkëjetesës së tyre./ ZËRI

Poll

MOS HUMB