
SERBI- Në seancën e sotme parlamentare serbe është diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca nisi e qetë por vijoi me tensione. Deputetët e opozitës krijuan sërish kaos. Disa vrapuan drejt foltores, ndërsa njëri prej tyre, Miroslav Aleksiç u përplas me një roje sigurie, raportojnë media serbe alo.rs.
Në video shihet edhe momenti kur Aleksiç përplaset me Stojan Radenoviç, 76 vjeç. Për shkak të situatës së tensionuar, sigurimi është dashur të ndërhyjë dhe më pas janë vendosur para foltores së Kuvendit, për të mos lejuar që anëtarët e opozitës të afrohen drejt kryetarit.
Kandidatja e vetme e propozuar është Ana Brnabić, ish-kryeministre dhe nënkryetare e Partisë Progresive Serbe. Koalicioni qeverisës dhe partitë e pakicës e mbështetën zgjedhjen e saj, ndërsa opozita thotë se nuk do të votojë për Brnabiçin./ZËRI