
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100,000 euro dëmshpërblim pasi videot pornografike të saj janë ngarkuar në internet. Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik. Imazhet e rreme janë ato kur fytyra e një personi shtohet në mënyrë digjitale në trupin e një personi tjetër.
Një burrë 40-vjeçar, që mendohet se ka prodhuar videot dhe babai i tij 73-vjeçar janë nën hetim. Policia ka thënë se ka mundur t'i gjejë duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove. Të dy personat akuzohen për shpifje. Sipas aktakuzës, videot u postuan në një "websajt" pornografik amerikan, ku ato u panë miliona herë gjatë disa muajve.
Ekipi ligjor i zonjës Meloni ka thënë se, nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim është e suksesshme, ajo do t'i dhurojë 100,000 euro në një fond për të mbështetur gratë që kanë qenë viktima të dhunës nga meshkujt.
Maria Giulia Marongiu, avokatja e zonjës Meloni, tha se shuma ishte simbolike dhe kërkesa për kompensim kishte për qëllim t'i dërgonte një mesazh grave që janë viktima të këtij lloj abuzimi me pushtetin që të mos kenë frikë të ngrisin akuza, shkruan BBC.
Videot "fake" pornografike të Melonit datojnë para se ajo të emërohej kryeministre në vitin 2022. Vitet e fundit, pornografia e rreme është bërë e zakonshme në internet. Viktimat kanë folur për traumën e të parit të fytyrave të tyre të redaktuara në mënyrë dixhitale në fotot e grave në skena të qarta seksuale./ZËRI