
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga mediat italiane në lidhje me një vrasje të dyfishtë që ndodhi atje në orët e para të së premtes, ku viktimë mbetën dy shtetase rumune. Si të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar dy persona, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të karabinierëve për të ndaluar. Njëri prej personave të arrestuar është një 24-vjeçar rumun, ndërsa personi tjetër i ndaluar nuk bëhet me dije nga hetuesit.
Trupi i njërës prej dy viktimave, 57-vjeçares Maria Russ, është gjetur i djegur. Zjarrfikësit bënë zbulimin makabër pasi iu përgjigjën një thirrje për shuarjen e një zjarri në banesë gjatë natës. Menjëherë më pas, në një rrugë ngjitur, gruaja e dytë, 58-vjeçarja Delia Zarniscu, u gjet e vdekur, e shtrirë në një pellg gjaku. Shtëpia ishte e kthyer përmbys dhe ata që panë skenën folën për pamje të tmerrshme.

Viktimat dhe autorët po festonin së bashku
Telefonata në 118 mesa duket është bërë nga vetë i dyshuari përmes telefonit të viktimës. Sipas hetuesve, Delia Zarniscu u vra në shtëpinë e saj në Via Vinci, ku të dy viktimat dhe vrasësit e tyre ishin duke festuar. Sipas mjekut ligjor, gjithçka ka ndodhur mes orës 2:30 dhe 03:30. Fqinjët kanë dhënë alarmin kur kanë parë flakët duke dalë nga shtëpia. Zjarrfikësit e gjetën Delian në tokë të shpërfytyruar nga djegiet. Të dy viktimat njiheshin me njëra-tjetrin dhe kishin pothuajse të njëjtin rreth miqsh.
Dëshmitë dhe hetimet
Ata që panë skenën flasin për imazhe rrëqethëse. “Egërsi e padëgjuar”, komentuan hetuesit. Skenat e tmerrit dhe dëshpërimit u panë dhe nga familjarët e viktimave që mbërritën në vendin e ngjarjes.
Policia ka siguruar regjistrime nga sisteme të ndryshme të vëzhgimit me video në zonën ku u vranë dy gra. Shumë sisteme, ato të Bashkisë Naro, nuk funksionojnë. Por disa kamera private janë aktive dhe do të mbulonin të dy zonat.

Motivi i vrasjes së dyfishtë të Naros
Motivi i feminicidit të dyfishtë është ende për t'u deshifruar. Ndoshta ishin çështjet e pasionit që shkaktuan zemërimin vrastar. Kryetarja e bashkisë Naro, Maria Grazia Brandara, konfirmoi mjedisin e vështirë në të cilin jetonin dy viktimat.
/ZËRI