
KOSOVË- Vazhdon përplasja në Veri të Kosovës. Sipas të dhënave që kanë siguruar mediat në Kosovës, ka shkuar në 2 numri i agresorëve të vrarë. I pari u qëllua për vdekje disa orë më parë, ndërsa i dyti vetëm pak minuta më parë teksa po tentonte që të dilte nga manastiri ku janë strehuar. Ende nuk dihet se kush janë dhe përse kanë hyrë në territorin e Kosovës.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 2 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca ëanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai