Bota

Vrasja e tmerrshme e 3 vajzave nga babai i tyre, ekspertiza: I mbyti me një qese, ua kishte lidhur duart!

Nga hetimet e deritanishme, vajzat u gjetën me qese mbi kokë dhe me duar të lidhura.

k.m.
Vrasja e tmerrshme e 3 vajzave nga babai i tyre, ekspertiza: I mbyti me një
Tre viktimat

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga vrasja e tre të miturave nga i ati i tyre. Tre motrat, Patin 9-vjeçar, Evelyn 8-vjeçare dhe Olivia 5-vjeçare, u vranë nga babai i tyre, 32-vjeçari Travis Decker. Nga hetimet e deritanishme, vajzat u gjetën me qese mbi kokë dhe me duar të lidhura.

Edhe ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se shkaku më i mundshëm i vdekjes për tre motrat ishte asfiksia. Siç raportohet nga Neë York Post, vajzat u gjetën të veshura me të njëjtat rroba që kishin veshur të premten e kaluar kur u zhdukën. Të premten, Decker shkoi t'i merrte nga shtëpia ku jetonin me nënën e tyre.

Më pas, për arsye që nuk dihet, i vrau. Që nga gjetja e kufomave, i riu është në kërkim. Nga qelizat telefonike është zbuluar se 31-vjeçari ende ndodhet në zonën ku fëmijët e tij u gjetën të vdekur.

Kush është babai i tre vajzave?

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për babanë e tre vajzave, e ëma kishte kohë që kishte dhënë alarmin se gjendja e tij shëndetësore po bëhej gjithnjë e më shumë "e paqëndrueshme". Decker ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane. Ai ishte një parashutist, të cilit iu dha titulli "Ranger", që do të thotë se ka aftësi për t'u arratisur nga shkretëtira dhe për të mbijetuar.

Ai ishte gjithashtu i certifikuar si instruktor në Qendrën Kombëtare të Stërvitjes së Luftëtarëve të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane në Fort Benning, Georgia, dhe kishte qenë anëtar i Gardës Kombëtare të Uashingtonit që nga viti 2021. Por u shkarkua nga detyra për shkak se nuk paraqitej në stërvitjet e tij mujore.

Gruaja e tij, Whitney, kërkoi divorc në vitin 2024, duke përmendur paqëndrueshmërinë e tij mendore. Decker ishte diagnostikuar me çrregullim të personalitetit dhe ish-gruaja e tij kishte dyshime se i shoqi nuk po i merrte më ilaçet e tij. Sipas saj, gjendja e Decker ishte përkeqësuar në muajt e fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB