Bota

Vrasja e Vanjës, në polici edhe babai i saj. Kush është biznesmeni që fshihet pas krimit monstruoz

Në lidhje me vrasjen e vajzës së mitur dyshohen 5 persona, 4 prej të cilëve të arrestuar. Vetëm një prej personave e ka pranuar përfshirjen në krim.

E.K
Vrasja e Vanjës, në polici edhe babai i saj. Kush është
Autoret e dyshuar dhe 14 vjecarja

MAQEDONI E VERIUT- Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gorçevska, në Maqedoninë e Veriut vijon që të jetë e rrethuar me mister, ndërkohë që në polici është thirrur dhe babai i saj, ndaj të cilit autoritetet nuk kanë lëshuar ende një urdhër ndalimi.

Gjatë paradites së sotme, autoritetet pritet që të dalin në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje në lidhje me vrasjen e të miturës, por edhe një vrasje tjetër, atë të një 74-vjeçari që u gjet në afërsi të trupit të së miturës. Kurir raporton se vajza me gjasë është vrarë në ditën kur u rrëmbye në afërsi të banesës së saj në datën 27 Nëntor. Në lidhje me vrasjen e vajzës së mitur dyshohen 5 persona, 4 prej të cilëve të arrestuar. Vetëm një prej personave e ka pranuar përfshirjen në krim.

Ajo që dihet tani për tani është se Vanja u rrëmbye më 27 nëntor para banesës së saj teksa po shkonte në shkollë pak pas orës 7 të mëngjesit. Ajo u vra nga një armë zjarri rreth orës 10 të së njëjtës ditë. 

Pensionisti 74-vjeçar u rrëmbye dhe u zhduk më 22 nëntor, pesë ditë para rrëmbimit të Vanjës. I dyshuari kryesor për vrasjen është biznesmeni nga Shkupi, Ljupçe Palevski. Me 74-vjeçarin ky i fundit dyshohet se ka pasur lidhje miqësore, të cilit më pas i ka marrë makinën, një citroen të kuq, që u përdor për rrëmbimin e Vanjës.

Si motiv i krimit citohet interesi vetjak dhe zhvatja. Në mesin e pesë të dyshuarve është edhe Velibor Manev, i cili sipas mediave maqedonase e ka pranuar fajin.

Ajo që është edhe më shqetësuese është se në mesin e të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar, i cili ka raportuar për zhdukjen e vajzës së tij.

Biznesmeni që është dhe i dyshuari kryesor për dy vrasjet, dyshohet se ndodhet jashtë vendit, ndërkohë që raportime të pakonfirmuara thonë se ai është arrestuar në Kroaci.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB