
KOSOVË-Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga krimi brenda familjes që tronditi Pejën mëngjesin e sotëm, ku Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi. Rezulon se më herët në viti 2022, autori i vrasjes Edmond Lajçi është shpallur fajtor për dhunë në familje. Gjykata në deklaratën e saj ka sqaruar se Lajçi është dënuar me gjobë dhe i ka paguar ato. Po ashtu theksohet se ndaj gjykimit palët nuk kanë patur ankesa.
Deklarata e Gjykatës: Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, për të kaluarën kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ju njoftojmë se i njejti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ttë datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë.
Ukella u qëllua me armë zjarri në banesë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu në lidhje me krimin e rëndë. Çifti ka pasur së bashku 3 fëmijë, ndërsa viktima ka marrë dy plumba në kokë. /ZËRI