
BRAZIL- Lajmi tragjik për vrasjen e futbollistit të ri brazilian Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur më mirë si Ricardinho, ka lënë në tronditje dhe zi të gjithë sportin. Ricardinho, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe një lojtar premtues me potencial të madh, por u vra nga disa të shtëna me armë zjarri në Marituba, së bashku me dy të rinj të tjerë.
Atij iu mor jeta teksa kishte marrë pak kohë pushim që të shërohej nga një dëmtim që pësoi në mars të këtij viti.
Policia ka reaguar shpejt dhe gjatë mëngjesit pas tragjedisë ka gjetur një veturë që dyshohet se është përdorur nga autorët e sulmit. Kështu që mjeti është sekuestruar dhe po analizohen me shpresën se autorët mund të kenë lënë gjurmë që do të çojnë në arrestimin e vrasësve të 3 personave. Kjo tragjedi lë shumë pyetje pa përgjigje dhe tërheq vëmendjen për problemet e dhunës që mundojnë shumë komunitete, veçanërisht atë brazilian.
Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e vrasjes, Klubi Remo, si dhe i gjithë komuniteti i futbollit në Brazil, i shprehën ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre familjes së Ricardinhos. Ai do të mbahet mend si një lojtar i ri me potencial të madh, jeta e të cilit përfundoi shumë shpejt./ZËRI