
BEOGRAD- Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përplasjen me armë në një manastir në veri të Kosovës, për të cilin Prishtina ka fajësuar Beogradin. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në incident. Policia e Kosovës luftoi me rreth 30 serbë të armatosur rëndë, të cilët u barrikaduan manastirin ortodoks serb në fshatin Banjska për orë të tëra.
Vuçiç i tha Reuters se Beogradi dënoi vrasjen e policit, duke shtuar se Serbia do të nisë procedurat dhe do të hetojë të dyshuarit. Ai ka akuzuar policinë e Kosovës se ka qëlluar për vdekje në kokë njërin prej personave të armatosur nga distanca prej një metri, fill pasi ai ishte dorëzuar, duke e përshkruar ngjarjen si një “ekzekutim”.
Veton Elshani, zëvendës komandant rajonal për veriun e Kosovës, tha për Reuters: Kjo është marrëzi. Oficerët tanë nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t'i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka dalë të marrë përgjegjësinë për sulmin apo të shpjegojë motivet e personave të armatosur. Vuçiç mohoi akuzat e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se Beogradi kishte nxitur dhunën, duke thënë se Serbia nuk do të përfitonte prej kësaj ngjarjeje pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet në BE.
"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Të shkatërrohet kjo brenda një dite? ... Serbia nuk do luftë,"-tha ai.
Përplasja me armë shkaktoi shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, gati një dekadë pasi bombardimet e NATO-s dëbuan forcat serbe. Vuçiç u zotua se Serbia do të hetojë origjinën e armëve të sekuestruara pas incidentit nga policia e Kosovës. Ai tha gjithashtu se Milan Radoiçiç, një nga politikanët serbë të Kosovës.
Serbia e konsideron Kosovën si pjesë integrale të saj dhe, me mbështetjen e një numri vendesh, duke përfshirë anëtarët me veto të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusinë, Kinën dhe pesë anëtarë të BE-së, refuzon të njohë pavarësinë e saj. Beogradi financon shkollat, sistemin publik shëndetësor dhe shumicën e institucioneve të tjera në pjesë të Kosovës ku serbët përbëjnë shumicën.
Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova dhe se ka ngecur një zgjidhje kompromisi të nevojshme për përmirësimin e lidhjeve midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Është ai që i ka sjellë të gjitha këto pasoja,”- tha ai.
Ai tha se refuzimi i Kurtit për të formuar një Asociacion të Komunave Serbe, një organ që sipas dispozitave të një marrëveshjeje të vitit 2013 midis Beogradit dhe Prishtinës do t'u siguronte serbëve të Kosovës më shumë autonomi. Kurti ka thënë vazhdimisht se një asociacion i tillë do t'u mundësonte rajoneve me shumicë serbe të shkëputen dhe t'i bashkohen Serbisë.
"Për ne pozicioni (në Kosovë) është qartësisht i frikshëm, por ... ne duhet të jemi me njerëzit tanë, ... (dhe) të përpiqemi të ruajmë paqen,"-tha Vuçiç.
Intervistën e mbylli me fjalinë: Zgjidhja është gjithmonë në dialog./Zëri.ai