Bota

Vuçiç shkakton SKANDAL diplomatik pas seancës së OKB-së, quan sllovenët të neveritshëm

Vuçiç ka deklaruar se është futur në kurth nga Zvicra, Sllovenia dhe SHBA, duke shtuar se nuk e di se cili është më i neveritshëm sllovenët apo dy të tjerët.

E.K
Vuçiç shkakton SKANDAL diplomatik pas seancës së
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është duke u përballur me kritika të forta pas deklaratave të tij, të bëra pasi përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Pas përfundmit të seancës, Vuçiç ka deklaruar se është futur në kurth nga Zvicra, Sllovenia dhe SHBA, duke shtuar se nuk e di se cili është më i neveritshëm sllovenët apo dy të tjerët.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiç.

Kryeministri slloven Robert Golob tha se deklarata e Vuçiç është jashtëzakonisht fyese.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë në punimet e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk i përkasin presidentëve të shteteve, e aq më pak marrëdhënieve miqësore mes popullit slloven dhe atij serb”, u shpreh kryeministri slloven Robert Golob, duke komentuar një deklaratë të Vuçiç.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ftoi të ngarkuarin me punë në ambasadën e Serbisë në Lubjanë pas deklaratës së Vuçiç kundër Sllovenisë pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, i quajti fyese dhe të papranueshme fjalët e Vuçiç, ndaj dhe vendosën të ftojnë të ngarkuarin me punë të Serbisë për t’i mbrojtur ato./ZËRI

Poll

MOS HUMB