SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç nuk do të jetë më në këtë post, duke propozuar që ajo të jetë kryetarja e re e Parlamentit të Serbisë. Duke folur për Brnabiç, Vuçiç theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.
“Ana Brnabiç është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha presidenti i Serbisë.
Ana Brnabiç do të jetë kryetare e Kuvendit të Serbisë. Në reagimin e saj ajo theksoi se posti i ri do të jetë një sfidë e madhe për të dhe se duhet të mësojë shumë.
'Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, që gjithçka në parlament të formohet sa më shpejt, natyrisht kryetari i Kuvendit, komisionet dhe gjithçka tjetër, dhe qeveria të vazhdojë punën e saj. Ishte nderi më i madh për të që të jetë kryeministre dhe të punoj krah për krah me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,"-u shpreh ajo.
Nuk dihet ende se kush do të zërë vendin e kryeministrit./ZËRI