Bota

Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Maqedoni, i përfshirë dhe babai i saj (Të gjitha detajet)

ZËRI sjell një përmbledhje të të gjithë krimit makabër. Në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës, ka qenë i përfshirë dhe babai i saj, duke informuar autorët për vendndodhjen

E.K
Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Maqedoni, i përfshirë dhe
2 viktimat qe u vrane nga i njejti grup

MAQEDONI E VERIUT- Detaje tronditëse nga rrëmbimi dhe vrasja e një 14-vjeçareje në Shkup, ku është ndaluar si i dyshuar dhe babai i saj, i cili iu ka dhënë informacione autorëve të krimit makabër.

Misteri është zgjidhur përmes një deklarate nga Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut Oliver Spasovski, i cili ka dhënë detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Vanjës, por edhe nga vrasja e një 74-vjeçari, që dyshohet se është kryer nga i njëjti grup personash.

Kush janë 5 personat e përfshirë në dy vrasjet

Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth lëvizjes së vajzës.

Personi i pestë që tashmë ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski, për të cilin ministri i brendshëm Spasovski tha se ka ikur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.

Si u rrëmbye Vanja

Spasovski ka zbuluar se Vanja u fut me forcë në bagazhin e automjetit Citroen, pasi më parë me duar dhe këmbë të lidhura e kishin futur në një thes duke e vendosur në gjumë. Ajo u rrëmbye pak para se të nisej për në shkollë, dhe dyshohet se u vra në të njëjtën ditë, në 27 Nëntor, rreth paradites.

Pse u vra e mitura

Sipas ministrit autorët kishin si qëllim që të merrnin para nga nëna e vajzës, dhe nuk kishin si qëllim primar vrasjen e saj. Mirëpo njëri prej autorëve e ka vrarë të miturën në panik e sipër. “Njëri prej tyre në panik e sipër e vrau vajzën, dhe më pas kërkoi para për lirimin e saj, edhe pse ajo nuk ishte më në jetë”, thanë hetuesit.

Babai ndihmoi në rrëmbimin dhe vrasjen e të bijës

Ministri Oliver Spasovski tha para gazetarëve se babai i Vanjës, ka informuar autorët për vendndodhjen e të bijës.

“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllimë familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës", tha mes tjerash Spasovski.

A lidhen dy vrasjet mes tyre

Sipas autoriteteve në Maqedoni vrasja e 14 vjeçares, dhe e 74-vjeçarit nuk kanë lidhje mes tyre dhe pse janë kryer nga të njëjtët autorë.

“Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari”, tha Spasovski.

“Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë rrëmbimit të së miturës Vanja Gjorçevska. Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”, ka thënë më tej ministri.

Të gjithë të dyshuarit janë të etnisë maqedonase

“Ky është një rast i izoluar, i një grupi të organizuar kriminelësh…, banditësh…, monstrave, që donin të zhvatnin përfitime financiare dhe njihnin familjen. Ndryshe nga spekulimet dua të theksoj se të gjithë të dyshuarit janë janë maqedonas… në raste të tilla nuk guxojmë të hyjmë në konotacione si ndëretnike, ndërfetare, ndërpartiake… kriminelët janë kriminelë. Monstrat janë monstra, pavarësisht se cilit komb dhe fe i përkasin”, tha Spasovski.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB