Bota

Zemërimi ka arritur kulmin! Digjet kukulla e Vuçiç dhe Putin në Kroaci

Duket se edhe ngjarjet e fundit kanë ndikuar në veprimet ekstreme.

D.XH
Zemërimi ka arritur kulmin! Digjet kukulla e Vuçiç dhe Putin
Djegia e kukulles se Vucic

KROACI – Autoritetet në Serbi janë zemëruar, pasi një kukull me ngjashmërinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe një tjetër me fytyrën si të Vladimir Putinit janë djegur në karnavalet e Kastelas në Kroaci. Zjarrvënia ishte pjesë e paradave që zhvillohen çdo vit në këtë pjesë në Dalmacisë, ku pjesëmarrësit djegin kukullat e personaliteteve të tjera.

Media kroate “Index” ka shkruar për djegien e kukullave të liderit serb në rubrikën “Revista”. Në tekstin e tyre shkruhej se “trungu” këtë vit përfaqësohej nga Vuçiç dhe Putin. Banorët përshkruan sesi të dy politikanët janë ulur sipër gomerëve dhe më tej iu është vënë flaka.

Serbia e ka parë këtë ‘skenë’ dhe nuk e ka lënë pa e kontestuar. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç e ka dënur aktin dhe i ka dërguar notë proteste ambasadës kroate në Beograd. Edhe vetë Vuçiç ka komentuar djegien e kukullës, që ngjan sikur është ai.

“E kam parë kukullën që ka fytyrën time, ma kanë dërguar ndërkohë që isha në Nish. Është gjë e trishtueshme djegia e kukullave. Do të isha bërë xheloz, nëse do të ishte kukulla e dikut tjetër nga Serbia”, tha kreu i shtetit serb.

Serbia, me anë të një deklarate, ka thënë se djegia e një kukulle me fytyrën e Vuçiç është një akt i papranueshëm, është në kundërshtim të plotë me përkushtimin e shprehur në mënyrë të përbashkët për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dypalëshe dhe përmirësimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Zagrebit”, thuhet në reagimin e institucioneve serbe./ZËRI/

Poll

MOS HUMB