Aktualitet

Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet pas 4 viresh 38-vjeçari (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë.

zh.ll
Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet pas 4
foto ilustruese

DURRËS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga pas deportimit nga Greqia. Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila humbi jetën në vitin 2022 si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia bën me dije se ndaj 38-vjeçarit Fatjon Haxhiu, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ndërroi jetë 10 ditë më vonë.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë ndaj 38-vjeçarit pas deportimit të tij nga Greqia. 

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të demtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh.

Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB