TIRANË- Qeveria ka miratuar bonusin e fudvitit për pensionistët, ndërsa lajmi është bërë me dije nga ministri i Financave, Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve. Malaj tha se për pensionet nën 20 mijë lekë në muaj, bonusi i parashikuar për fundvit është 15 mijë lekë, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 10 mijë lekë.
“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha Petrit Malaj.
Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm. Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.