ELBASAN-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, ku lënda plasëse ishte vendosur në gomën e një automjeti tip 'Volkswagen', në pronësi të shtetases, Alba Duhanxhi.
Policia njofton se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të makinës së Duhanxhiut. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet kanë nisur për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak.
Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.
Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.