Aktualitet

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur, 10 për Nuredin Dumanin, 15 për Erion Alibej

Sa i përket Altin Ndocit, i cili më 13 janar u arratis nga ambjentet e spitalit të Durrësit dhe vijon në arrati, SPAK ka kërkuar 25 vite burg.

F.I
‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

TIRANË-SPAK ka kërkuar 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes 'Plumbi i artë'. Për të pandehurit me statusin e të penduarit të drejtësisë, SPAK ka kërkuar, 10 vite burg për Nuredin Dumanin, 15 vite për Erion Alibej dhe 13 vite burg për Skerdi Tasen. Ndërkohë për Henrik Hoxhën, i cili më 2023 humbi statusin e të penduarit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 35 vite burg. Dënimi me 35 vite burg është kërkuar edhe për Petrit Qolin. Sa i përket Altin Ndocit, i cili më 13 janar u arratis nga ambjentet e spitalit të Durrësit dhe vijon në arrati, SPAK ka kërkuar 25 vite burg.

Sipas pretencës së SPAK, dënimet me burg të kërkuara për të pandehurit janë:

– Nuredin Dumani – 10 vite burg
– Henrik Hoxha – 35 vite burg
– Skerdi Tase – 13 vite burg
– Erion Alibej – 15 vite burg
– Besian Xhixha – 25 vite burg
– Enver Diva – 25 vite burg
– Xhulian Hoxha – 20 vite burg
– Petrit Qoli – 35 vite burg
– Agron Qoli – 20 vite burg
– Asllan Plaku – 20 vite burg
– Altin Ndoci – 25 vite burg
– Fatos Gosa – 20 vite burg
– Adrian Uzuni – 15 vite burg
– Albert Pashaj – 15 vite burg
– Gentian Sharra – 9 vite burg

Dosja 'Plumbi i artë' u zbardh me arrestimin e Nuredin Dumanit më 29 mars 2022, i cili ishte nisur për të ekzekutuar Talo Çelën. Hetimet u mbështetën edhe te komunikimet e enkriptuara në SKY ECC, përgjimet, provat shkresore dhe dëshmitë e personave të përfshirë. Dosja përmban një sërë ngjarjesh kriminale, vrasjesh me pagesë, atentatesh, trafik droge dhe komunikimesh mes personave të përfshirë në grupe kriminale. Mes ngjarjeve të përfshira janë vrasjet e Emiljano Ramazanit, Bujar Çelës, Dorian Shkozës, Anxhelo Avdiajt dhe Fatmira Dedajt.

MOS HUMB