Video

Iu hoq licenca pas dhunës në Zvërnec, 'Myrto Security' fiton tenderin 2 mln€

OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”.

zh.ll
Iu hoq licenca pas dhunës në Zvërnec, 'Myrto Security'
FOTO

“Myrto Security”, të cilës iu hoq licensa pas episodeve të rënda në Zvërnec, në maj të vitit 2026, ku një qytetar u tërhoq zvarrë, kompania e sigurisë private është pjesë e një bashkimi fitues në një tender me fond rreth 2 milionë euro, të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit (OSSH) të Sistemit të Shpërndarjes, në Elbasan. OSSH njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e operatorëve “Juer Security” dhe “Myrto Security”. Por, si arriti “Myrto Security” të merrte pjesë në tender, pasi në 1 qershor Policia njoftoi heqjen e licencës së saj, pas përplasjeve të dhunshme me qytetarët në Zvërnec? Kompania e kundërshtoi vendimin e heqjes së licensës në rrugë gjyqësore dhe siguroi një masë sigurimi padie, duke pezulluar heqjen e lejes dhe duke garuar lirisht në gusht 2026. Sot, kompania "Myrto Security", e përfshirë në incidentet e dhunshme në Zvërnec, në një prej ngjarjeve më të komentuar të verës, tashmë merr përsipër ruajtjen e aseteve strategjike shtetërore në Elbasan.

./ZËRI

MOS HUMB