
FINIQ-Një grabitje ka ndodhur në fshatin Finiq, ku banesa e një të moshuare ka rënë pre e vjedhjes. Sipas informacioneve paraprake raportohet se autorët kanë hyrë në banesën e Eleni Anastasit dhe kanë marrë 6800 euro, të cilat ajo i kishte kursyer për një operacion që do të kryente.
Vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, më 31 tetor, kur e moshuara kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët jetojnë jo shumë larg banesës së saj. Kur është kthyer në shtëpi, e moshuara ka gjetur dyert e thyera dhe gjithçka të kthyer përmbys. Anastasi ka njoftuar policinë, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri tani, nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje.