LIVE UPDATES

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i vitit 2025

➤Me 75 vota pro, 0 abstenim dhe 40 kundër u miratua sot në Kuvend projekt buxheti për vitin 2025. Në momentin e votimit ishin prezentë 116 deputetë. ➤Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro. ➤ Pas dy ditësh diskutime, seanca plenare u mbyll në orën 20:30. ➤ Po ashtu, opozita dhe qytetarët zhvilluan një protestë që zgjati pothuajse një orë jashtë Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit. ➤

7 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Pas tensioneve dhe debateve, miratohet projekt buxheti i vitit 2025, çfarë ndodhi sot në Kuvend

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Votimi

TIRANË- Me 75 vota pro, 0 abstenim dhe 40 kundër u miratua sot në Kuvend projekt buxheti për vitin 2025. Në momentin e votimit ishin prezentë 116 deputetë. Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera.

Por ashtu si çdo seancë plenare, edhe kjo e sotmja nuk kaloi pa debate në Kuvend. Sapo ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka hyrë në Kuvend, ajo u prit me tensione në sallë. Nuk kanë munguar akuzat dhe fyerjet në sallë nga ana e opozitës në disa momente, madje kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu afrua Foltores dhe u përplas me Manastirliun dhe dy ministret e tjera, për shkak të vdekjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu të japë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë. Zhupa kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi për vrasjen e tij.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se po përdorte procedurën për politikë. Debatet vijuan pasi Zhupa përmendi paketën e sigurisë në shkolla e propozuar më shumë se një vit më parë nga Ministria e Brendshme, me ndryshime në 11 nene të Kodit Penal për ashpërsim të krimeve në ambientet e shkollave, por që mbeti pezull. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili propozoi paketën, i kërkoi opozitës që të mos bëjë politik me këtë ngjarje të rëndë.

Po ashtu jashtë Kuvendit u mblodhën qytetarët për të protestuar ndaj miratimit të buxhetit 2025. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”.

Sipas relacionit të projekt buxhetit rreth 1/3 nga shpenzimet do të shkojë për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro. Pas dy ditësh diskutime, seanca plenare u mbyll në orën 20:30. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Miratohet në parim me 75 vota pro projektbuxheti i vitit 2025

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Votimi

TIRANË- Me 75 vota pro, 0 abstenim dhe 40 kundër u miratua sot në Kuvend projekt buxheti për vitin 2025. Në momentin e votimit ishin prezentë 116 deputetë. Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera.

Sipas relacionit të projekt buxhetit rreth 1/3 nga shpenzimet do të shkojë për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.

Pas dy ditësh diskutime, seanca plenare u mbyll në orën 20:30. Po ashtu, opozita dhe qytetarët zhvilluan një protestë që zgjati pothuajse një orë jashtë Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit. Protesta u thërrit nga kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Protesta për “Buxhetin 2025”, qytetarët mblidhen para Kuvendit

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
protesta

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur tashmë para Kuvendit për të protestuar ndaj miratimit të buxhetit 2025. Ndërkohë që qytetarët janë jashtë, po ashtu edhe brenda sallës së Parlamentit, po zhvillohen debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e të miturit në shkollë/ Manastirliu shkon në Kuvend, Bardhi e sulmon: Ja keni shtruar muhabetit si lare!

 

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Momenti i tensioneve

 

TIRANË- Sapo ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka hyrë në Kuvend, është pritur me tensione nga opozita. Nuk kanë munguar akuzat dhe fyerjet në sallë nga ana e opozitës në disa momente, madje kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu afrua Foltores dhe u përplas me Manastirliun dhe dy ministret e tjera.

"Rri aty dhe bën muhabet. Ka vdekur një fëmijë atje. Nuk të vjen zor nuk të vjen. Të ulet ajo në vend. U vra një fëmijë në shkollë. Ia kanë shtruar të treja muhabetit aty si lare,"-tha Bardhi.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur pasditen e djeshme. Të rinjtë ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr. Viktima,  Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek "Fan Noli". Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. Sesi e kanë gjetur, fshehur ose futur brenda ambienteve të shkollës, kjo ende nuk është e qartë. Motivet për vrasjen mendohet se janë disa, nga përplasjet në rrjetet sociale tek ato për një vajzë, por me rëndësi është një jetë fëmijë humbi, kur mund të ishte paralajmëruar./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës kundër miratimit të Buxhetit 2025, qytetarët mblidhen para Kuvendit

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Protesta e opozitës

TIRANË- Qytetarët kanë filluar tashmë të mblidhen para Kuvendit për të protestuar kundër miratimit të buxhetit 2025. Po ashtu para instuticionit ndodhen edhe forcat e Policisë dhe një zjarrfikëse për të paralandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të ruajtur rendin.

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i

Ndërsa deputetët ende nuk iu janë bashkuar protestuesve, pasi ndodhen në sallën e Kuvendit, ku po mbahen diskutimet e buxhetit. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha disa ditë më parë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës për buxhetin, Policia dhe zjarrfikësja shkojnë në Kuvend

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Zjarrfikësja para Kuvendit

TIRANË- Në sallën e Parlamentin po vazhdon seanca për diskutimin e buxhetit të vitit 2025. Pas shumë debatesh mes opozitës dhe mazhorancës, ky buxhet pritet që të miratohet sot. Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha lajmëroi se sot në orën 17:00 opozita do të mbajë një protestë kundër miratimit të buxhetit.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur një zjarrfikëse dhe disa furgona policie, si pjesë e masave të sigurisë për tubimin që pritet të zhvillohet.

Berisha bëri thirrje që të ndalohet miratimi i vitit 2025, pasi e quajti këtë “buxhetin e vjedhjeve”. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Vdekja e 14-vjeçarit tek Fan Noli, debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës: Manastirliu të japë dorëheqjen!

Përfundon seanca parlamentare, miratohet në parim projekt buxheti i
Kuvendi

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca debatuan sot për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Canit në ambientet e shkollës Fan Noli në Tiranë, nga një bashkëmoshatar i tij. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu të japë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë. Zhupa kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi për vrasjen e tij.

"Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Manstirliu. Paketën e sigurisë në shkolla ku e çuat, te hashashi te droga që hynë nëpër shkolla? Thika, biçaku kjo është paketa", tha Zhupa.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se po përdorte procedurën për politikë.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të gjithë ne e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.

Debatet vijuan pasi Zhupa përmendi paketën e sigurisë në shkolla e propozuar më shumë se një vit më parë nga Ministria e Brendshme, me ndryshime në 11 nene të Kodit Penal për ashpërsim të krimeve në ambientet e shkollave, por që mbeti pezull. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili propozoi paketën, i kërkoi opozitës që të mos bëjë politik me këtë ngjarje të rëndë.

“Sot kemi nevojë më shume se kurrë t’i kalojmë ato ndryshime ligjore që ashpërsojnë masat ndaj atyre që shkelin ligjet ne perimetrin e shkollave. Na duhet t’i dyfishojmë masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit në shkolla, t’i dyfishojmë masa penale ndaj gjithkujt që shpërndan lëndë narkotike në shkolla. Unë mendoj që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve. Opozita duhet të deklarojë që është gati t’i miratojë këto ligje. Ne nuk e kemi shumicën e cilësuar”, tha Balla.

Ndërsa deputeti Zheni Gjergji tha se duhen ligje më të rëndësishme.

“Kur doni të sillni ligje me porosi i sillni brenda ditës, jo më ligje kaq të rëndësishme si ajo që thatë për kufizimin e mediave sociale për të rinjtë tanë, keni pasur dashamirësinë tonë e do ta keni kur bëhet fjalë për fëmijët”, tha Gjergji.

Ndërkohë, PD kërkoi 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, por kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u tha se duhet të presin kur të jenë të gjithë deputetët në sallë. Pavarësisht kësaj, opozita u ngrit në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje.

Por çfarë përmban paketa e sigurisë në shkolla?

Taulant Balla kur ishte ministër i Brendshëm publikoi në vitin 2023 paketën për perimetrin e sigurisë në shkolla. Në paketë propozohej rritje e dënimeve me burg për 10 vepra penale që kryhen në ambientet shkollore. Në paketën e sigurisë në shkolla do të kishte ashpërsim të dënimeve për veprat penale si dhuna seksuale, pornografia, trafikimi i të miturve, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të zjarrit, mbajtja apo shitja e armëve të ftohta, shitja e lëndëve narkotike, përshtatja e lokalit për përdorim droge, hedhja ose braktisa e shiringave, nxitja për përdorimin e drogës, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt nëse do të kryhet në ambientet shkollore do të ketë ashpërsim të dënimeve.

Për mbajtjen e armëve të ftohta u propozua dënim me burg nga 3-6 vjet, ose gjobë që përcakton Kodi aktual penal. Por kjo paketë mbeti peng për shkak se Ministria e Drejtësisë po përgatit një Kod të ri Penal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB