Tragjedia me 3 të vdekur në Kosovë, arrestohet dhe 1 person

PRIZREN – Një aksident i rëndë automobilistik iu ka marrë jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti u shkaktua si pasojë e garave me makina.
Një nga makinat, pjesëmarrëse në garë ka dalë nga rruga dhe ka goditur personat, që ndodheshin në anë të autostradës, duke ndjekur eventin. Policia me anë të një deklarate për mediat tha më herët se shoferi që përplasi për vdekje 3 të rinjtë është arrestuar.
Shoferi i aksidentit tragjik është shtetasi Arlind Syla, i afërm i një prej viktimave. Së fundmi, efektivët kanë lajmëruar edhe arrestimin e një tjetër personi dhe bëhet fjalë për Irfan Hotin nga fshati Denjë.

“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit ai ndalohet për 48 orë”, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Viktima të aksidentit të rëndë janë Lordi Hysa, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të gjithë të moshës rreth 20-vjeçare./ZËRI/
Aksidenti tragjik në Kosovë, 2 nga viktimat ishin futbollistë

PRIZREN – Një aksident i rëndë automobilistik në Kosovë iu mori jetën tre të rinjve. Aksidenti u shkaktua, si pasojë e garave me makina. Një nga mjetet që ishte në garë ka goditur personat që ishin anash rrugës, teksa ishin duke ndjekur ‘eventin’. Viktima të aksidentit mbetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre rreth 20 vjeç.
Mediat e Kosovës raportojnë se shoferi që përplasi për vdekje të rinjtë është Arlind Syla, që është i afërm me viktimën Lordi Syla. Madje, Lordi dhe Molosi ishin futbollistë. Ata kishin luajtur për ekipin e qytetit të Gjakovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, KF Gjakova ka reaguar, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi", thuhet në reagimin e KF Gjakova, teksa paraqitën dhe viktimat me trofetë e fituar.
Arlind Syla, duke qenë një nga shoferët e garës me makina ka përplasur për vdekje 3 spektatorët e ‘eventit’, të afërmin e tij Lordi Syla, si dhe Molos Deliajn dhe Nue Bibajn./ZËRI/
Pamjet shokuese/ Aksident i rëndë gjatë garave me makina në Kosovë, vdesin 3 të rinj

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku kanë humbur jetën 3 të rinj në Prizren.
Mediat në Kosovë kanë publikuar emrat e 3 viktimave të dyshuara të aksidentit, që janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e ndiqnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre të rinjtë ishte fatal.
Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur tre të rinjtë është Arlind Syla, familjar i Lordit, i cili humbi jetën në këtë aksident.
Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona, teksa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
/ZËRI