I plagosuri grek: Shqiptarët na bënë me baltë e më pas na qëlluan me armë!

GREQI- Një nga tre personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga shqiptarët e grupit “Lions” (Luanët), është përmendur fhe ka dhënë dëshminë e tij. Mediat greke shkruajnë se ai i është nënshtruar një operacioni në kokë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë e dhënë për autoritetet, ai është shprehur se nuk i njihnin autorët dhe se nuk i kanë provokuar për nisjen e sherrit. I riu rrëfen se mjeti i shqiptarëve i kishte bërë me baltë në momentin që kishte kaluar në rrugën pranë tyre dhe se kjo ka qenë arsyeja e vetme pse kanë bërtitur kundrejt tyre.
“Nuk i njihnim. Ne ishim të ulur në një restorant në zonën e Gazit, kur ata me një fuoristradë kaluan me shpejtësi dhe duke qenë se rruges kishte një gropë, në bënë me baltë. Ne kemi reaguar duke bërtitur “hej çfarë po bëni?”. Nuk bëmë asnjë lëvizje tjetër që do të shkaktonte zemërimin e tyre, por pamë që pak metra më tutje, ata ndaluan, zbritën nga mjeti dhe na u afruan. Na pyetën pse i shamë, ne reaguam sërish dhe njëri nxorri armën e qelloi drejt nesh,”- tregon ai.
Gjendja e dy të plagosurve të tjerë konsiderohet e rëndë. Bëhet fjalë për vëllain e personit që sapo ka dhënë dëshminë para autoriteteve dhe mikun e tyre të përbashkët. Ata janë të shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe janë nën monitorimin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në lagjen Gazi të Athinës. Autorët e ngjarjes dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë. Emrat e tyre nuk bëhen ende me dije, por dyshohet se janë të njëjtët që ekzekutuan hidraulikun Pëllumb Islami nga Delvina në shkurt të këtij viti. Në atë kohë u raportua se Olsia (Ornerst) Nurixhi ishte vetëdorëzuar. Ndërsa në kërkim u shpallën dhe 6 shqiptarë të tjerë. Dy prej tyre u identifikuan si Erlis Salaj dhe kapoja i grupit Julian Qose. Nuk dihet nëse janë të njëjtët anëtë të grupit të rrezikshëm që janë përfshirë dhe në plagosjen e tre të rinjve, por targa e makinës përputhet.
Masakruan të rinjtë me armë, “Luanët” shqiptarë vranë hidraulikun në shkurt

GREQI- Banda shqiptare e njohur si “Lions” (Luanët) dyshohet të jenë autorët e masakrës së ndodhur në orën e para të mëngjesit të djeshëm, ku për pasojë mbetën të plagosur rëndë me armë zjarri tre të rinj. Mediat greke shkruajnë se identifikimi i tyre është bërë përmes targës së mjetit që kanë përdorur.
Ata tashmë janë shpallur në kërkim, por dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë. I njëjti grup është akuzuar për vrasjen e Pëllumb Islamit nga Delvina, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti.
Deri më tani raportohet se dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar.
-
PAMJE TË RËNDA/ Si nisi sherri me shqiptarët e “Luanëve” në Greqi
17 Dhjetor, 15:32 -
Përleshje në Athinë, 2 shqiptarët qëllojnë me armë grekët
17 Dhjetor, 12:44
PAMJE TË RËNDA/ Si nisi sherri me shqiptarët e “Luanëve” në Greqi

GREQI- Mediat greke kanë publikuar momentin kur një shqiptar, pjesë e grupit “Leone” ka qëlluar me armë zjarri mbi tre të rinj nga Kreta. Tre të rinjtë nga Kreta po hanin në një piceri në Athinë, pasi kishin gjithë natën që festonin në festën e beqarisë së një mikut të tyre, i cili pritet të martohet më 29 dhjetor.
Por, kur pranë picerisë kaloi një mjet tip “Jeep”, një nga të rinjtë grekë ka bërtitur, gjë që ka bërë që makina me ngjyrë të zezë të kthehej mbrapsht e të ndalonte.
Siç shihet dhe në videon e publikuar nga emisioni “Open”, nga makina zbritën dy të rinj dhe nisën të debatonin me grekët. Pas debateve, një nga shqiptarët ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi tre grekët.
Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar.
Ndërsa autorët, sipas efektivëve të policisë greke, ka dyshime se janë anëtarë të bandës “Lion”, që dyshohet se ka gisht në ekzekutimin e Pëllumb Islamit nga Delvina, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti. Dyshimet janë se ata janë arratisur drejt Shqipërisë.
Përleshje në Athinë, 2 shqiptarët qëllojnë me armë grekët
ATHINË – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen Gazi të Athinës. Dy shqiptarë dyshohet se janë përleshur me tre grekë, duke i qëlluar këta të fundit me armë zjarri.
Në pamjet që janë bërë publike në TikTok, duken 2 agresorët, që të hipur në një makinë qëllojnë me armë mbi 3 grekët, me origjinë nga Kreta. Përpara se të qëllonin, agresorët kanë debatuar me shtetasit grek. Përpos debateve, grupet u përfshinë edhe në sherre me grushte, para se të nxirreshin armët.
Ngjarja ka ndodhur përpara syve të shumë kalimtarëve apo personave të pranishëm në klube të natës. Pas ngjarjes, policia është vënë në kërkim të autorëve. Sipas efektivëve të policisë greke, ka dyshime që agresorët të jenë anëtarë të bandës “Lion”, që dyshohet se ka gisht në ekzekutimin e Pëllumb Islamit nga Delvina në muajt e parë të këtij viti.
Të dyshuarit janë persona me precedent kriminal dhe kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një nga pistat mbetet fakti që të dyshuarit të jenë arratisur drejt Shqipërisë. Fishekët që janë gjetur në vendngjarje janë dërguar në laborator, për t’iu bërë analizat. Ndërsa, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve
Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit nga dy të panjohurit. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar të tjerë, por dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në një dyqan.
Gjendet ADN në rrobat e të plagosurve në sulmin në Ghazi
Zbardhen fakte të reja në rastin e ngjarjes së përgjakshme që ndodhi në orët e para të së shtunës në Gazi, jashtë një klubi të njohur nate, ku rezultoi se tre të rinj nga Kreta, të cilët kishin ardhur në Athinë për një festë beqarie, janë qëlluar nga dy persona të hipur në xhip.
Sipas informacioneve të fundit, në rrobat e viktimave është gjetur ADN-ja e njërit prej autorëve të sulmit. Megjithatë, aktualisht është e paqartë nëse materiali gjenetik i përket agresorit apo bashkëpunëtorit të tij. Burime policore thonë se ADN-ja duket se ka mbetur në rrobat e njërit prej viktimave, kur agresorët iu afruan dhe njëri prej tyre goditi në fytyrë një të ri.

Oficerët përgjegjës kanë marrë 11 deklarime në lidhje me ngjarjen e përgjakshme, ndërsa po vëzhgojnë materialin nga kamerat e sigurisë së zonës, që mund të kenë regjistruar lëvizjen e autorëve para përleshjes.
Vlerësimi i parë i autoriteteve është se autorët vijnë nga bota e krimit. Deri më tani janë zbuluar nga kamerat, targat e xhipit të zi, ku ndodheshin agresorët. Mjeti ishte marrë me qira dhe policia po përpiqet të gjejë pronarin. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja 9 mm, të cilat janë dërguar në Drejtorinë e Hetimeve Penale. Tre burrat – dy vëllezërit, 28 dhe 30 vjeç dhe një tjetër 28 vjeç, i cili është plagosur rëndë, janë dërguar në spitalin “Gennimatas”, me lëndime në kokë./ZËRI/